Report TV - Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, sot votohet statuti i ri, Basha fsheh ndryshimet
  • 6 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe rrethi i tij i besuar, po djegin, ndoshta mundësinë e fundit, për një bashkim të partisë dhe pajtim me linjën anti-Basha, para zgjedhjeve të ardhshme lokale. Ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike, i quajtur ndryshe kushtetuta e partisë, duke se do të thellojë më tej hendekun mes linjës së kryetarit dhe grupit anti-Basha, përfaqësuar nga Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Arben Imami, Genc Ruli, Ridvan Bode etj. Kreu i PD, Lulzim Basha dhe grupi i punës i përbërë nga Edi Paloka, Edmond Spaho, Enno Bozdo, Fatbardh Kadilli dhe Gent Malko do të hedhin sot në votim në Këshillin Kombëtar paketën me ndryshime në statusin e PD, pa u konsultuar me shumicën deputetëve dhe sidomos linjën anti-Basha. Një ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar, për prezantimin dhe votimin e ndryshimeve në statut, shumica e deputetëve nuk ishin njohur me ndryshimet e përgatitura.

Të kontaktuar nga Shqiptarja.com, disa deputetë të PD thanë se nuk ishin njohur për ndryshimet, por vetëm ishin njoftuar për të marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, për votimin e statutit të ri. Po ashtu, në një lidhje telefonike për Report Tv, Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri denoncoi mbajtjen të fshehtë të draftstatutit nga kryetari demokrat, Lulzim Basha. Sipas Kullurit, PD ka njoftuar se do prezantojë dokumentin paraditen e të premtes, pak orë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD.
Recommended