Ora News - Sot votohet marrëveshja e 5 qershorit, javën tjetër ndryshimet kushtetuese
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Marrëveshja e 5 qershorit, e dakordësuar mes PS dhe PD me ndërmjetësimin e ndërkombëatrëve, do të miratohet në seancën e ditës së sotme (23 korrik).

Pas paktit politik mes PS dhe 3 kryetarëve të grupeve parlamentare ditën e martë, mazhoranca ka siguruar 84 votat e nevojshme për ndryshimet në Ligjin zgjedhor.

Edhe pse ka ende deputetët të pakicës të cilët janë kundër 5 qershorit, dhe këtë e tregoi edhe Murrizi pas takimit me kryeministrin Rama.

Por në harkun kohor të 7 ditëve parlamenti do të mblidhet edhe në 3 seanca të tjera, 27, 28 dhe 30 korrik.

Përveç projektligjeve të caktuar në këto seanca do të miratohet edhe raporti i Komisionit Hetimor për Presidentin Ilir Meta.

Sipas këtij raporti kreu i shtetit nuk është në kushte për t?u shkarkuar nga detyra për dekretin e 30 qershorit dhe emërimet në Kushtetuese.

Por në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar, me 30 korrik PS dhe deputetët e pakicës do të diskutojnë dhe më pas të miratojnë ndryshimet kushtetuese që do të çojnë në hapjen e pjesshme të listave, heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe ndryshimin e pragut elektoral.

Por politika në këto 7 ditë të nxehta do të vijojë të dialogojë që secila nga palët të marrë sa më shumë të mundet për përfitimet e tyre politike.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/marreveshja-e-5-qershorit-kalon-sot-ne-parlament-javes-tjeter-ndryshimet-kushtetuese/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended