Babai i një prej kuksianëve të arrestuar: Kujtova se ishte Serbia, por ishte policia shqiptare

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Paraditen e së enjtes rreth 300 banorë të Kukësit dhe përfaqësues të shoqërisë civile kërkuan lirimin e 11 qytetarëve që mbahen në paraburgim pas protestës së 31 marsit në Kalimash.

Protestuesit kërkuan edhe heqjen e taksës së kalimit në Rrugën e Kombit. Gjykata e Apelit në Shkodër do të vendosë të premten për fatin e tyre pas apelimit të masave të sigurisë.

Pjesmarrësit në tubimin para Gjykatës së Kukësit kishin marrë lejë nga policia vendore, ndërsa gjatë protestës u lëshuan thirrje kundër arrestimeve.

Xhevahir Gashi, babai i njërit prej të arrestuave, për mikrofonin e Ora News, kërkon lirimin e tij.

Xhevahir Gashi: Me gra me fëmijë, i madh dhe i vogël, në orët e vona të mesnatës i nxjerrin me forcë jashtë. Kujtova se është Serbia dhe hyri brenda, por ishte policia shqiptare. Kërkesa ime është zero taksa, e dyta të lirohet djemtë nga qelia se janë të pafajshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/babai-i-nje-prej-kuksianeve-te-arrestuar-kujtova-se-ishte-serbia-por-ishte-policia-shqiptare

Recommended