International Brass Festival, artistët bashkë në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Emrat më të mirë të instrumentistëve frymorë mbërrijnë në Tiranë këtë fundmuaji. Paul Goodchild, pedagog dhe trombist i parë në orkestrën e Sidnej, solist në koncertet e artistëve si Sting dhe Ork është vetëm një prej tyre.Luca Benucci, artisti që njihet në të gjitha skenat europiane është një tjetër emër që i shtohet edicionit të tretë të festivalit të instrumenteve të tunxhit.Risi e këtij edicioni të International Brass Festival është edhe muzika për Gjergj Kastriot Skënderbeun.Ashtu sikurse edhe vitin e shkuar krijimi më i mirë i ri nga artistët shqiptarë, do të vlerësohet e do të promovohet nga shtëpitë diskografike dhe artistët e huaj.Festivali nis me 23 prill me masterklase për studentët shqiptarë. Dhe me 24 deri më 29 prill me koncerte në Universitetin e Arteve, për t?u përmbyllur me të gjithë artistët e ftuar në parkun e Liqenit Artificial.

Recommended