Nis festivali “Pianodrom”, Peçi: Mungojnë artistët e huaj - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Festivali Pianodrom ka arritur ne edicionin e tije te 7, ndërsa mbreme ngriti siparin me performancat ne piano te Megi Gjures dhe Klejda Tares.Organizatori Aleksandër Peci, e konsideron festivalin si nje institucion te rendesishem i cili nxit kompozicionin shqiptar dhe synon te promovoje talentet e reja.Por ndryshe nga vitet e kaluara, ne kete edicion mungojnë artistet e huaj te cilet kane qene thelbësor ne realizimet pararendëse. E kjo, sipas kompozitorit vjen per shkak te mungesës se mbështetjes nga Ministria e Kulturës.5 koncerte do te shfaqen per publikun deri ne fundjave. Ato do te zhvillohen ne Akademinë e Shkencave dhe ne dy ditet e fundit do te zhvendosen ne sallën e liceun Artistik.Per kete vit do te luhen 37 vepra, 26 te përzgjedhura nga veprat qe kane lene pas kompozitore e njohur Feim Ibrahimi, Thoma Simaku dhe te tjere dhe 11 nga trashëgimia botërore.
Recommended