Ora News - Krimet elektorale 2017, Prokuroria ka dërguar për gjykim 7 persona nga 92 raste

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 kanë shënuar disa vepra penale të cilat janë evidentuar në studimin e radhës që ka kryer Qendra për Çështjet e Informimit Zgjedhor. Sipas raportit, nga 92 persona të hetuar nga organi i Prokurorisë për vepra penale që prekin zgjedhjet, vetëm 7 prej tyre janë dërguar për gjykim, Drejtori i INFOÇIP Gerti Shella e lidh numrin e ulët të gjykimeve me punën e dobët me hetimin e këtyre rasteve.

Shella: Prokuroria e Përgjithshme, të paktën në 6 mujorin e dytë të vitit 2017, kohë e cila përkon me drejtimin nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka dështuar në adresimin korrekt të krimit zgjedhor. Ka pushuar një numër të madh çështjesh, mes këtyre çështjeve edhe për politikanë të rëndësishëm të vendit.

Gjetjet e studimit do t'i paraqiten edhe Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore me qëllim rregullimin e anomalive në të ardhmen. Ish-Kryetari i KQZ Kristaq Kume thotë se puna e deritanishme e bërë nga komisioni është e pamjaftueshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/krimet-elektorale-2017-prokuroria-ka-derguar-gjykim-7-persona-nga-92-raste

Recommended