RTV Ora – Saimir Tahiri shkon për gjykim te Krimet e Rënda: Drejtësia prandaj është e bukur!
  • 5 years ago
#rtvora
Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi sot kërkesën për pushim të çështjes dhe vendosi të dërgojë për gjykim Saimir Tahirin dhe tre ish-drejtuesit e policisë. Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela përmes avokatëve të tyre kanë kërkuar nga gjykata gjykim të shkurtuar pa pranim fajësie.

Ndërsa për të pandehurit e tjerë nuk është marrë parasysh nga gjykata kërkesa për gjykim të shkurtuar. Dosja tani kalon në short dhe përcaktohet një tjetër trupë gjykuese që do të merret me gjykimin e çështjes.

Pas seancës maratonë me dyer të mbyllura që zgjati rreth 8 orë, ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se ajo që vjen para është më e rëndësishme se ajo që kaloi.

Tahiri: Zgjati se kishim gjëra për të thënë lidhur me atë që parashtruan prokurorët. Më shumë se afati 8 orë i zgjatjes së seancës sot më vjen keq për ju që pritët. Ajo që vjen para është më e rëndësishme se ajo që shkoi. Tani shkojmë në gjykim dhe ky është një shans për mua për të treguar atë që kam thënë gjithmonë. Nuk dua të merrem me llojin e seancës, llojin e akuzës.Kërkova që gjykimi të mos jetë një histori zvarritje e pafund, prokuroria pretendon atë që pretendon. Unë kam shumë më shumë për të pretenduar se prokuroria, kështu që nuk ka nevojë për zgjatje pafundësisht.

Do të vazhdoj deri në fund të argumentoj atë që kam pretenduar nga fillimi që nuk kam pikë lidhje me këtë çështje, atë që vërtetoi prokuroria e Italisë, gjykata italiane. Prokurorët mendojnë se pikërisht vendimi i Italisë është gjetje që nuk kam lidhje fare, prokurorët argumentojnë ndryshe. Kjo është çështje e tyre, do ta shohim në gjykim. Drejtësia prandaj është e bukur, në pjesën dërmuese të rasteve nuk bën drejtësi por në ato pak raste kur bën drejtësi ja vlen.

Karroca me dosje?

Tahiri: E kam zor të flas për veten kur gjendem në këto pozita, po ndjek me përpikmëri çdo fazë të gjykimit.Nuk jam zënë me askënd por kur kjo ndodh me mua merre me mend çfarë ndodh me njerëzit që nuk kanë mundësinë të flasin para jush. Unë nuk jam as ndonjë hero i heshtur as më pëlqen pozita e një njeriu me poza heroike por realisht më vjen keq për nejrëzit që vuajnë nga ky sistem drejtësie dhe nuk kanë mundësi të flasin para jush dhe të tregojnë me ulërima atë që ndodhi.

Keni pasur kontakte me bashkë të akuzuarit tuaj?

Tahiri: Asnjë kontakt.

Tahiri paralajmëron: Sot e tutje do të flas dhe unë

Keni kërkuar prova nga prokurorët provat konkrete dhe veprimet konkrete që ju keni kryer për të favorizuar grupin kriminal Habilaj. Cila ishte përgjigjja e tyre?

Tahiri: I kërkova Prokurorisë të më bëjë një akuzë të qartë dhe të saktë siç parashikon ligji. Prokuroria ka detyrimin të më tregonte në seancë cilin veprim kam bërë unë që kam shkelur ligjin. Prokuroria nuk u përgjigj.Nga sot e tutje që mbaron hetimi keni folur vetëm ju, unë nuk kam folur as për prova, as për procesin, as mënyrën si janë zhvilluar ngjarjet. Sot e tutje do të flas dhe unë sigurisht, në gjykatë dhe për publikun.N...
Recommended