Ora News - Apeli e lë në arrest shtëpie, kryebashkiaku: Jam Fran Frrokaj jo Frroku

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Apelit Shkodër lë në 'arrest shtëpie' kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj por duke i hequr mbikqyrjen policore dhe masen ndaluese per te komunikuar me persona te tjere gjate arrestit.

Fran Frrokaj kishte apeluar masën e sigurisë "arrest shtëpiak" të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë në datë 19 mars, duke kërkuar që të mos ketë asnjë kufizim dhe hetimi të bëhet në gjendje të lirë. Relatore e çështjes ishte gjyqtarja Valbona Vata dhe prokuror Brahim Ndragjoshi.

Gjyqtarja komunikoi vendimin: "Më datë 19 mars 2018 Gjykatës Rrethit Gjyqësor Lezhë me këtë ndryshim për të dyshuarit Fran Frrokaj, Enver Hafizi dhe Gjoke Ndoka të hiqet mbikëqyrja policore dhe ndalimi për të komunikuar me persona të tjerë gjatë kohës që janë me masë sigurie 'arrest shtëpie'. Ngarkohet Prokuroria dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi kundër vendimit dhe ankimimit në Gjykatën e Lartë brenda afatit ligjor. Arsyeja për të cilën gjykata e jep këtë vendim në mënyrë të përmbledhur janë:

Së pari, ky trup gjykues nuk pranon ankimin e prokurorisë pasi për kushtet e 'arrestit në shtëpi' garantohet plotësisht shmangia e rrezikut të ikjes, vërtetësia e marrjes së provave si edhe mos përsëritja e të njëjtës vepër penale.Gjykata nuk pranon ankimin e të dyshuarve Fran Frroku, Enver Hafizi Gjoke Ndoka, Dilaver Neli, Ditmir Abazaj dhe Vjedo Lili pikërisht për të garantuar që të mos përsëritet e njëjta vepër penale.Për të dyshuarit Ardenis Haxhia dhe Enkelejd Zefi vërtetohet se veprimet e tyre janë në shkallë më të lartë dhe të drejtpërdrejtë në raport me veprat penale për të cilat ata dyshohen.Përsa i përket vendimit numër 86, ai vendim tashmë është përfshirë në vendimin 99 dhe prandaj nuk për këtë në mënyrë të posaçme. U shpall në Shkodër në 3 prill 2018".

Gjyqi ndaj Frrokaj nisi rreth orës 10:50 per te perfunduar ne 14:00 me dhenien e vendimit. Në seance mungonte nënkryetari i bashkisë Enver Hafizi. Ai paraqiti prokurorë perfaqesimi me avokat. Në seancë mungonte edhe kryetari i qarkut Gjoke Ndoka, i cili u perfaqesua nga 2 avokatet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryebashkiaku-i-lezhes-dhe-zyrtaret-e-tjere-ne-apel-prokuroria-kerkon-arrest-me-burg

Recommended