Report TV - Negociatat me Greqinë, Ministri i Jashtëm grek Kotzias takim me Bushatin në Tiranë

  • 6 years ago
Negociatat me Greqinë për paktin detar dhe çështjet e tjera të mbetura pezull rrezikojnë të dështojnë. Për këtë arsye ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka mbërritur në një vizitë disaorëshe në Tiranë. Kotzias është pritur nga homologu shqiptar Ditmir Bushati në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Report TV ka zbardhur detaje nga takimi kokë më kokë i ministrit grek me homologun shqiptar në ambientet e Ministrisë së Jashtme. Një burim diplomatik tregon për Report Tv kushtin që Kotzias i ka vënë Bushatit para se të nisë takimi, që është pikërisht çështja çame.

?Nuk dua në takim asnjë fjalë për Çamërinë. Nëse më përmendet Çamëria iki nga takimi?, mësohet t?i ketë thënë Kotzias ministrit Bushati. Ndërkohë, ecuria e bisedimeve mes dy vendeve fqinje është një test i fortë për qëndrimin e Bushatit si ministër i Jashtëm.

Recommended