Report Tv-Debate në qeverinë greke/ Dorëhiqet ministri i Jashtëm Nikos Kotzias
  • 6 years ago
GREQI- Ditën e sotme ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias është dorëhequr nga detyra pas një debati intesiv të Kotzias për marrëveshjen e Prespës. Mediat greke raportojnë se Kotzias ka kundërshtuar faktin se kryeministri Aleksis Tsipras nuk e ka mbështetur atë në debatin me Kammenos, i cili është i ri në koalicion.

Pas lajmit të dorëheqjes me anë të një statusi në Twitter ka reaguar edhe vetë Kotzias, i cili ka sjellë disa vargje të poetëve të lashtë grekë, duke shkruar:

Momenti vjen, thotë poeti, për të vendosur se kush shkon dhe për kë do të largoheni. Kryeministri dhe një numër ministrash dje bënë zgjedhjet e tyre dhe unë bëta timen. Megjithatë, është e mirë të kujtojmë atë proverbin: Kërkuan që të më varrosnin thellë por harruan se unë jam fara.

Nikos Kotzias, ish-ministri grek
Recommended