Meta: Bashkëpunim konstruktiv me Bushatin për negociatat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pasi dha autorizimin për plotfuqi për nisjen e negociatave për kufirin detar me Greqinë, Presidenti Meta e cilësoi të gjithë procesin e deritanishëm si shumë të dobishëm.



Kreu i shteti iu përgjigj edhe pyetjes nëse Ministria e Jashtme i kishte plotësuar të gjitha kërkesat e tij.



?Besoj se tashmë kemi realizuar një bashkëpunim mjaft konstruktiv dhe të dobishëm për të patur një proces solid nga pikëpamja kushtetuese por edhe teknik-ligjore për negociata sa më të suksesshme për një marrëveshje të drejtë me Greqinë.?



Presidenti Meta vlerësoi dhe emrin e negociatorit të 13, Ksenofon Krisafin.



?Ka qenë një propozim shumë pozitiv dhe mjaft i mirëpritur edhe nga ana ime, për arsyen se është një personalitet në fushën e të drejtës ndërkombëtare, por edhe me mjaft eksperiencë për raste të tilla.?



Dhënia e autorizimit nga Presidenti Ilir Meta është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat greke, të cilat e kanë konsideruar si dritë jeshile në vijimin e negociatave mes dy vendeve.

Recommended