Meta kthen në kuvend ligjin "Për noterinë" - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin ?Për noterinë?, me qëllim rishqyrtimin e neneve 61, 65 dhe 76 të këtij ligji.Në argumentimin e këtij vendimi, meta thotë se ligji ?Për noterinë?, nuk është i qartë dhe në harmoni me disa nene të tjera të këtij ligji.Formulimi i këtij neni sipas kreut të shtetit, përveç se nuk parashikon procedurën se si do të zbatohet në praktikë si dhe nuk përmban asnjë parashikim të shprehur që t?i japë të drejtë Ministrit të Drejtësisë që në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Noterisë të nxjerrin aktet nënligjore me qëllim parashikimin e gjithë procedurës së hollësishme për realizimin e këtij procesi.Kjo paqartësi sipas presidentit, krijon mundësi të intepretimit gjatë aplikimit në praktikë, gjë e cila krijon pasiguri juridike jo vetëm për vetë noterin, por dhe për palët/qytetarët, të cilët kanë zgjedhur të marrin shërbimet noteriale tek ai.Presidenti Meta shton se ky ligj ?Për noterinë?, nuk garanton trajtim të barabartë të noterëve përballë kostos që do të duhet të përballojnë për sigurimin e veprimtarisë së tyre, si dhe mund të krijojë një deformim në tregun e sigurimeve referuar sigurimit të veprimtarisë së noterëve.Së treti sipas presidentit, Neni 76 i ligjit nr. 110/2018, nuk është i qartë, nuk ofron siguri ligjore për mbrojtjen dhe mbështetjen e shtresave të pamunduara të shoqërisë për të përballuar tarifat dhe shpenzimet noteriale, apo të kategorive të veçanta të shoqërisë.

Recommended