Report TV - Teatri i ri, prezantohet projekti Rama: Ndërtohet për tre vite

  • 6 years ago
TIRANE - Kryeministri Edi Rama prezantoi sot projektin e arkitektit danez, Bjorke Ingels, për Teatrin Kombëtar i cili do ndërtohet mbi rrënojat e atij ekzistues. Përpara aktorëve, Rama tha se do t'i japë vendit Teatrin e merituar me trefishin e sipërfaqes së teatrit të vjetër dhe me kushte bashkëkohore. Sipas kreut të qeverisë, investimi për Teatrin e ri Kombëtar do përfundojë brenda tre viteve të ardhshme dhe do të realizohet në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe sipërmarrjen private.

"Teatri do ndërtohet brenda 3 viteve të ardhshme. I gjithë projekti do fillojë nga Teatri dhe Teatri do jetë faza e parë dhe prioritare e projektit. Garancia e ndërtimit të tij brenda tre viteve do jetë pjesë e procesit që ne kemi tani detyrë të ndërmarrim, përmes një procedure që do finalizohet me ligjin e Kuvendit për një investim kaq të madh për kulturën dhe për Tiranën", u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se ndërtesa ekzistuese nuk plotëson as kushtet më minimale për artistët. ?Nga një sallë e vetme sot, nesër do keni 4 salla. Nga hapësira të papërshkrushme, se janë realisht poshtëruese për artistët, do keni një shumëfish të hapësirës për artistët, salla kryesore nga 480 vende, do ketë 620. Do kemi një teatër që do të jetë sa fishi i këtij që është sot. Mbi gërmadhat e së shkuarës do ngrihet teatri i ri kombëtar.

Recommended