Rama: Teatri i ri do kete pelqimin e te gjitheve | Lajme - News

  • 4 years ago
Teksa artistët dhe shoqëria civile, të mbeshtëtur edhe nga opozita protestonin për shembjen e Teatrit Kombëtar, Kryeministri Edi Rama zgjodhi të inspektonte përfundimin e rikonstruksionit të Teatrit të Operas dhe Baletit.

Kreu i qeverisë nuk ka folur gjatë inspektimit të ambienteve të brendshme të Teatrit të Operas dhe Baletit, tashmë të transformuar, teksa është interesuar për ndryshimet e realizuara.

Por përmes videos së publikuar me investimin në këtë institucion kulturor, Rama kujtoi një protestë artistësh të këtij instucioni kur ishte ministër Kulture.

?Në hapësirën e transformuar rrënjësisht të Teatrit të Operas dhe Baletit, ku pas 70 vjetësh solistët, orkestrantët, trupat tona të këngëtarëve e balerinëve, si edhe talentet e mëdha të muzikës lirike e simfonike shqiptare që shkëlqejnë nëpër botë, do të ndjehen më në fund njësoj si në Milano, Londër, New York apo Tokio, m?u kujtua një grevë urie e artistëve që këndonin korin e skllevërve të ?Nabucco? me rripa të kuq në kokë, duke luftuar kundër idesë sime si ministër Kulture asokohe, për reformimin radikal të sistemit teatror?.

Një mesazh e ka edhe për kundërshtarët e projektit të Teatrit të ri Kombëtar.

?Plot dy dekada të humbura mes lagështisë, pluhurit, vapës e të ftohtit, degradimit të viteve dhe rënkimeve të dërrasave të skenës e të karrigeve, qoftë këtu e qoftë në të ashtuquajturin Teatër Kombëtar, ku arsyeja e mosarsyes e bashkuar me politikën e pengimit të çdo pune, krijuan vitet e fundit një shesh të radhës, për një përshesh të radhës?.

Një një tjetër koment më herët Rama publikoi foto nga projekti i ri i Teatrit Kombëtar dhe tha se ai do të ketë nesër pëlqimin e të gjithëve.

Sipas Ramës, ?përvoja na ka mësuar se ashtu si me vepra të tjera publike, të përbaltuara e masakruara pa nisur akoma puna, nga të njëjtët ngatërrestarë profesionistë, edhe për këtë projekt të vonuar me dhjetëra e dhjetëra vite, do të flasë vetë vepra e përfunduar?.

Ajo sipas Ramës do t?i japë komunitetit teatror skenën dinjitoze kombëtare që nuk e pati kurrë, publikut shqiptar Teatrin Kombëtar që nuk u ndërtua kurrë, Tiranës e Shqipërisë së gjeneratave të tjera, një tjetër destinacion kulturor të përmasave europiane në çdo aspekt.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended