Vrau shokun që ndanin qeranë në Fier, momentet e arrestimit të autorit, gjendet çekiçi i krimit

  • 6 years ago
Zbardhet vrasja e 36 vjeçarit nga Fieri që fshehu kufomën, arrestohet autori dhe pranon krimin.

Policia e Fierit ka lajmëruar se në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është bërë e mundur zbardhja e vrasjes së shtetasit 36-vjeçar Kreshnik Beqiri, që u gjet i groposur në fshatin Daullas të rrethit të Fierit .
Autori i krimit është 32-vjeçari Albert Zekaj, me origjinë nga Kopliku i Malësisë e Madhe. Dy shtetasit ndanin miqësi me njëri-tjetrin dhe Beqiri jetonte në shtëpi me qira me Zekajn.

Pas marrjes në pyetje autori e ka pranuar autorësinë e vrasjes si edhe groposjen e kufomës në vendin ku u gjet. Dy shtetasit jetonin në Belgjikë, ku edhe janë njohur. Pasi janë kthyer, Kreshnik Beqiri jetonte në një shtëpi me qira me Albert Zekaj. Ata kishin probleme me qiranë prej një viti. Autori është shprehur se e ka qëlluar viktimën disa herë me çekiç në trup. Më pas e ka transportuar, ka hapur një gropë dhe e ka groposur. Pas deklarimit të familjarëve për humbjen e Kreshnikut, në muajin Janar 2018, Policia e Fierit ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer. Më pas, familjarët kanë vënë në dijeni policinë se Albert Zekaj ishte shoku i tij.

Recommended