Report TV -U dorëzua pasi vrau shokun, zbardhet dëshmia e dibranit: Do sqaroheshim

  • 4 years ago
"Do sqaroheshim, por më shau nga nëna dhe motra prandaj e vrava". Kështu ka deklaruar 29-vjeçari Noel Dishi pas vrasjes së shokut Vilson Tafçiu mbrëmjen e së hënës të zonën e Astirit në Tiranë. Gazetarja e Report Tv Xhensila Kodra ka zbardhur dëshminë e të riut dibran para grupit hetimor pas dorëzimit në policinë e Tiranës mbrëmjen e djeshme. Dishi është shprehur se njohja mes tyre ishte e hershme, duke e cilësuar si njeri të familjes, por zënka kishte nisur që në Francë. Pas deportimit të Tafçiut në Shqipëri, të dy, thotë më tej Dishi, e kishin lënë për t'u sqaruar ditën e hënë, por situata agravoi në debate dhe përfundoi me vrasje.

Recommended