Report TV - Vdes 10 vjeçari në spitalin e Tepelenës, ishte i prekur nga gripi

  • 6 years ago
TEPELENË-Neglizhenca e prindërve ka rezultuar fatale për jetën e një fëmije 10-vjeçar ku si pasojë e temperaturës së lartë vogëlushi Sabri Ilijazi ka humbur jetën. Mësohet se fëmija ka marrë ndihmën mjekësore pranë Spitalit të Tepelenës ku mjekët kanë mundur t?i ulin temperaturën falë injeksioneve të kryera, por me këmbëngulje të prindërve ai është dërguar serish në banesë ku ka shfaqur sërish probleme gjatë orëve të natës.
Vetë babai i vogëlushit, tregon se përpjekja e dytë për të shkuar drejt urgjencës ka rezultuar e kotë pasi ai ndërroi jetë në duart e tij. ?Fëmija ka pasur temperaturë, jo vetëm si pasojë e gjendje gripale. Sa herë që ndërroheshin stinët, djali kishte probleme, pasi vuante nga migrena? tha i ati Sokol Iljazi.

Recommended