Report TV - Aksidenti në Velipojë, lot e britma në spital, gruaja mëson lajmin pas 1 jave

  • 6 years ago
Evisa Preka është njohur me lajmin e kobshëm për vdekjen e burrit dhe të tre fëmijëve, një javë pasi familja u përfshi në aksidentin tragjik në Velipojë. 36-vjeçarja përfundoi në spital në gjendje të rëndë, pas aksidentit, ndërsa nuk ishte në dijeni të asaj që kishte ndodhur.

Këtë të diel, ku shënohet një javë nga ngjarja tragjike, nëna e tre fëmijëve ka marrë vesh lajmin e hidhur. Evisa ishte e vetmja që i mbijetoi aksidentit në Velipojë, ku bashkëshorti i saj, Edmondi, dhe tre fëmijët e vegjël, djali 9 muajsh Rajan, dhe dy vajzat Noem e Ajsel, 10 e 5 vjeçe, humbën tragjikisht jetën.

Kanë qenë mjekët e spitalit, të cilët kanë guxuar dhe i kanë dhënë lajmin gruas, gjendja e së cilës është rënduar edhe më shumë, kur është njohur me tragjedinë. Report Tv mësoi se Evisa është shokuar dhe ka shpërthyer në lot e britma në spital, ndërsa mjekët kanë vepruar menjëherë, duke i bërë qetësues për ta vënë në gjumë.

Recommended