Report TV - Sekuestrohen 2 milionë euro pasuri në Durrës

  • 6 years ago
DURRES- Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar një pasuri prej 2 milion euro. Pronat e sekuestruara i përkasin shtetasit Saimir Tusha 46 vjeç. Prokuroria e qytetit bregdetar ka arritur në përfundimin se 46 vjeçari Tusha e ka vendosur pasurin nga aktiviteti kriminal i zhvilluar në vende të ndryshme të europës.
Mesditën e kësaj të marte prokuroria e Durrësit në bashkëpunim me drejtorin e policisë ka bllokuar një pasuri me vlerë 2 milionë euro të një 46-vjeçari, i cili ka qenë i dënuar më parë me 12 vite burg për trafik droge. Në përfundim të hetimeve, dyshohet se 46-vjeçari, Saimir Tusha e ka vendosur pasurinë me të ardhurat nga trafiku i drogës. Prokuroria e qytetit bregdetar është shprehur se Sajmir Tusha e ka vënë në sekuestro 25 mijë m2 tokë arë, 10 mijë e 100 m2 pemtore, 9 njësi tregtare, mes tyre edhe një palestër me sipërfaqe totale 580 m2, 22 apartamente me sipërfaqe totale 1780 m2. Objektet e sekuestruara ndodhen në zonën e plazhit në Durrës dhe në Golem. Ndërsa vlera e tyre monetare përllogaritet rreth 2 milion euro.

Recommended