Ora News - "Ju flet Moska": Spitali horror me pastrues shkrimtarin tonë të madh

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "Ju flet Moska"i Kastriot Myftaraj, trajtoi rastin e një spitali privat në Shqipëri, që sipas tij nën emrin e një superfuqie boterore po mashtron shqiptarët.

Vendosja e tij në Shqipëri sipas Myftaraj, ka nisur keq që me krijimin e tij, duke tjetërsuar një pronë publike. Myftaraj sakaq solli në vëmendje një episod tragjik të ndodhur në spital, ku një pacient i vuri zjarrin një pacienti tjetër dhe situata precipitoi duke lënë viktima dhe të plagosur.

Dhe për të pastruar imazhin, Spitali sajoi pak kohë më vonë një operacion, që nuk ndodhi kurrë në këtë spital, të një shkrimtari të madh shqiptar.

Myftaraj: Sot do tu flas për një ngjarje të shumëfishtë, nga ato ngjarjet që bëjnë bujë në përditshmërinë tonë dhe pastaj me kalimin e kohës harrohen, ato ngjarje që unë i quaj të shumëfishta sepse jo vetëm tërheqin vëmendjen e publikut në një moment por pastaj duhet që me to të merreshin prokuroria, zyrat tatimore dhe shumë institucione të tjera se kanë të bëjnë me jetën tonë. Shqiptarët janë një popull ende i pamësuar me pronën publike. Megjithëse komunizmi u tha se çdo gjë është prona jonë e përbashkët, atë e morën si një shaka të shtetit të kohës.Ndoshta ashtu ishte, sepse prona ishte e përbashkët ishte e askujt, e atij që kishte pushtetin më shumë.

Në thelb të kësaj ngjarje është një pronë publike e tjetërsuar. Është fjala për një spital të bujshëm në veprimtarinë e tij, ka ardhur në Shqipëri, është shtrirë më tutje në Kosovë. Një spital i cili përmban në vetëvete atë fabulën sesi disa të huaj këtu vinë për të mashtruar shqiptarët. Gjen një pushtetar që merr sikur të kishte pronën e vet, ndërtesat, ambjentet e mëdha të një spitali publik shtetëror, ua jep në përdorim afatgjatë. Ata vinë këtu me emrin e një sipërfuqie megjithëse e kanë përvetësuar thjesht. Vinë nga Anadolli por kanë emrin e supërfuqisë dhe mbi këtë emër kanë po aq të drejta sa çka edhe një skenarist filmash me kartona. Çdo gjë e kanë të rreme, emrin, prejardhjen dhe bilancet me të cilat duhet të merreshin institucionet e mbikqyreyhes tatimore dhe më gjërë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-spitali-horror-me-pastrues-shkrimtarin-tone-te-madh

Recommended