"Ju flet Moska": Sekreti sa i madh, aq dhe i thjeshtë i politikës shqiptare

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kastriot Myftaraj në rubrikën e tij "Ju flet Moska" sqaroi se kush janë përgjegjësit kryesore të Shqipërisë në këto 28 vite. Referuar parimit të "Briskut të Okamit", Myftaraj tha se vendi ne keto 28 vite është qeverisur nga komunistët. Sipas tij kur shqiptarët ta kuptojnë këtë të vërtetë atëherë do të ndryshojnë gjërat në këtë vend.

Myftaraj: Në shkencën e logjikës ka një parim, quhet "Brisku i Okamit" sipas emrit të autorit. Në shqip ky parim thotë kështu: Për një probem të vështirë një çështje të pazgjidhur, zgjidhja më e mirë, shpjegimi më i mirë është ai më i thjeshti. Pra nëse kemi një çështje të ngatërruar dhe duam një shpjegim logjik, shpjegimi më i mirë është ai më i thjeshti.

Nëse doni një çështje të ngatërruar kjo është politika shqiptare e këtyre 28 viteve të tranzicionit. Para saj ishte më e thjeshtë, ishte dikataturë. Kur them një problem në politikë, në të gjithë botën politika quhet problematike kur midis atyre që premton dhe atyre që realizon ka një diferencë të madhe, jo vetëm që realizon pak por i shkakton vendit goditje, trauma.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-sekreti-sa-i-madh-aq-dhe-i-thjeshte-i-politikes-shqiptare

Recommended