Pas denoncimit nga Shqiptarja.com dhe Report Tv, reagon Telekom dhe Vodafone Albania
  • 6 years ago
Pas denoncimit nga Shqiptarja.com dhe Report Tv lidhur me mungesën e transparencës nga ana e AKEP-it, për tarifat e reja të telekomunikacionit duke nisur nga data 1 mars 2018, ka ardhur reagimi i dy operatorëve të mëdhenj të telefonisë mobile, Telekom dhe Vodafone Albania.
Dy operatorët akuzojnë AKEP-in se po aplikon tarifa diskriminuese ndaj tyre. ?Vodafone Albania e konsideron propozimin e AKEP si të papranueshëm për shkak të mungesës së transparencës. Propozimi, që AKEP ka për qëllim të miratojë, nuk është komunikuar apo konsultuar me operatorët e tjerë në treg, edhe pse ligji e përcakton qartë se çdo masë rregullatore që ndikon tek operatorët dhe klientët e tyre zbatohet vetëm pas një konsultimi publik dhe transparent?, thuhet në reagimin e shpërndarë për mediat nga Vodafone dhe Telekom Albania .
Recommended