Ora News - Gjiknuri në SHBA: Zhvillimi ekonomik, prioritar për rajonin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kuadër të vizitës që po zhvillon në Uashington, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri mori pjesë në një forum të organizuar në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me temë diskutimi çështjet e sigurisë dhe përspektivën integruese të vendeve të Evropës Juglindore.

Të pranishëm në forum ishin senator, kongresmenë dhe përfaqësues të vet vendeve të Evropës Juglindore të cilët shkëmbyen pikëpamjet për sfidat me të cilat përballet ky rajon.

?Kryefjala ku përputhen të gjitha qëndrimet është që nëse duam të shkojmë tek rrënja e problemit dhe duam të kemi një situatë me përspektivë stabiliteti në rajonin e Ballkanit, kjo ka të bëjë mbi të gjitha me zhvillimin ekonomik dhe integrimin e këtij rajoni në Bashkimin Evropian?, u shpreh ministri Gjiknuri.

Në këndvështrimin e tij, zhvillimi ekonomik, interkonektiviteti dhe procesi i Berlinit është një instrument për angazhimin e të gjitha vendeve të rajonit drejt ndërlidhjes më të madhe ekonomike, pra në infrastrukturë, në energji e në tregje, që ky rajon të trajtohet si i tërë, si pjesë e ardhshme e Bashkimit Evropian.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjiknuri-ne-shba-zhvillimi-ekonomik-prioritar-rajonin

Recommended