Ora News - Ambasadori amerikan intervistë për Ora NewsTë pajtojmë rajonin

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ambasadori amerikan për Liritë Fetare Ndërkombëtare Sam Brownback në një intervistë për Ora News ka vlerësuar si një vlerë të rëndësishme lirinë e besimit.

Madje, diskutimi i kësaj teme ne Tiranë është një faktor që ka bërë që ai të vizitojë vendin tonë.

Sa i përket rajonit, ai thekson se duhet punuar shumë për pajtimin e vendeve.

Pyetje: Pse zgjodhët Shqipërinë për të ardhur?

Brownback: Unë zgjodha Shqipërinë pasi ju bëtë një hap përpara dhe donit që të flisnit për këtë temë mjaft kritike të vëndit që zë besimi fetar tek ruajtja e paqes. Në shumë vende në mbarë botën, fatkeqësisht, besimi fetar po përdoret për t?i përcarë njerëzit. Por, këtu në Shqipëri nuk flitet për përcarje, përkundrazi, këtu besimi shihet si faktor për ndërtimin e paqes. Dhe rajoni në fakt, por edhe bota kanë nevojë që të hedhin rrënjë të forta tek stabiliteti. Prandaj, edhe unë zgjodha që të jem këtu.

Pyetje: Si e shihni gjendjen e besimit dhe të lirive në Shqipëri dhe rajon?

Brownback: Unë e shoh situatën mbi lirinë e besimit në Shqipëri në një pozitë mjaft të mirë. Jam takuar me shumë përfaqësues të komuniteteve fetare këtu dhe të gjithë ata më kanë folur për lirinë, për mundësinë e praktimit të fesë së tyre. E njëjta gjë vlen edhe për njerëzit e thjeshtë. Të gjithë kanë qënë shumë pozitivë për këtë temë. Nuk ka as aspekte të dhunës me këtë sfond. Sa i përket rajonit, kam disa shqetësime. Fatkeqësisht ka një mungesë besimi ndërmjet feve. Kjo ka ardhur për disa arsye historike, për gjëra që kanë ndodhur. Shumë njerëz më kanë thënë se rajoni mund të mos jetë shumë i madh, por historia e tij është me e madhe se vetë Ballkani. Dhe pikërisht këto gjera që kanë ndodhur vite më parë, episode dhune në shumicën e rasteve, janë arsye kryesore që sjellin mungesë besimi tek rrymat e ndryshme fetare. Besoj se duhet të punohet më shumë për pajtimin në këtë rajon. Duhet ecur përpara dhe të ndërtohen gjëra pozitive. Duhet punuar gjithashtu që këto vështirësi të mos përkthehen në dhunë sërish.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ambasadori-amerikan-interviste-ora-newste-pajtojme-rajonin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended