Kollçaku lajmëron në Ora News evakuimin familjes 7 anëtarëshe në Fier

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një familje me 7 anëtarë dhe 1 person tjetër me probleme shëndetësore kanë qenë personat e fundit që janë evakuuar mbrëmjen e sotme në Fier si rezultat i përmbytjeve në këtë zonë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bardhyl Kollçaku, në intervistën e mbrëmjes në Ora News tha se pavarësisht gjendjes së rënduar lajmi i mirë është se nuk kemi humbje të jetëve njerëzore.

Kollçaku: Sapo kthehem nga zona e Fierit dhe Vlorës, zona më e prekur nga përmbytjet e reshjeve të ditëve të fundit me një lajm të mirë. FA në bashkëpunim me policinë e shtetit, Delta Forcë dhe FNSH sapo kanë evakuuar një familje me 7 anëtarë që ishin të bllokuar në Ferras, po ashtu edhe një i sëmurë që është evakuuar për në spitalin e Fierit. Lajmi i mirë është se shpëtuam jetë njerëzish dhe nuk kemi humbje të jetëve në njerëz dhe minumum të humbjeve në gjenë e gjallë dhe dëme materiale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kollcaku-lajmeron-ne-ora-news-evakuimin-familjes-7-anetareshe-ne-fier

Recommended