Ora News - Vdekja tragjike në Shkodër: 13-vjeçarja nga jetimorja gjen vdekjen në barakën e familjes

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një 13-vjeçare nga komuniteti rom gjeti vdekjen mëngjesin e kësaj të marte, 11 shkurt, ndërsa barakja ku jetonte u përfshi nga zjarri.

Viktima është identifikuar si S. Dashi. E mitura mësohet se jetonte në Shtëpinë e Fëmijës në Tiranë dhe sipas familjarëve ishte marrë për të qëndruar disa kohë me familjen.

"Më datë 11.02.2020, rreth orës 07:10, në lagjen ?Salo Halili?, Shkodër, ka rënë zjarr në barakat e komunitetit rom dhe si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasja e mitur S. D., 13 vjeçe"njoftoi policia.

Flakët janë shpërndarë menjëherë duke djegur edhe baraket e tjera ngjitur. Shërbimet e zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Në vendngjarje po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

Zjarri nga soba me dru- Një i afërm i familjes teksa tregoi dinamikën e ngjarjes tha se zjarri ka qenë aksidental. Ka qenë gjyshja e viktimës që ka ndezur sobën me dru dhe sapo ka dalë nga baraka ka parë flakët. Në atë moment vajza, e cila vuante edhe nga shëndeti mendor, ka qenë në gjumë.

"E kemi pasur te Shtëpia e Fëmijës në Tiranë, afër teleferikut. E morëm para Vitit të Ri që të gëzonte me vëllezërit dhe të ëmën. Ka qenë dhe me probleme mendore.Ka qenë gjyshja e vet duke ndezur zjarrin në sobë, kjo ka qenë në gjumë.Ajo ka ndezur zjarrin dhe ka dalë, kur ka dalë ka parë flakën e madhe në barake. Goca ka qenë në gjumë. Nuk di çfarë të them. Unë i kam njerëzit e gruas, e kam kunatë".

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/zjarr-ne-baraket-e-komunitetit-rom-ne-shkoder-vdes-13-vjecarja

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended