Ora News - Elbasan, shtyhet seanca për atentatorin ndaj familjes Çapja

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Shkallës Parë në Elbasan ka shtyrë çështjen ndaj Shkëlzen Hasanpapës, 20 vjeçari i dyshuar në atentatit kundër pjesëtarëve të familjes Çapja në Elbasan.

Seanca u shty për shkak të mungesës së avokatëve ndërsa prokuroria e cilësoi këtë si një strategji dhe kërkoi zëvendësimin e avokatëve me të tjerë kryesisht dhe pezullimin e afateve të paraburgimit.

Në qershor të vitit 2016 Hasanpapa tentoi të vriste Florenc Çapen dhe mikun e tij Bledar Muça, duke derdhur një breshëri automatiku mbi makinën me të cilën ata udhëtonin. Në këtë ngjarje mbeti e plagosur edhe një oficere policie.

Shkëlzen Hasanpapa u identifikua si autor i dyshuar i kësaj ngjarje pas identifikimit që ju bë AND-së së provave të gjetura me AND e prindërve të tij. Pasi u shpall në kërkim ai u arrestua në Holanda në shkurt të vitit 2017 ndërsa pas ekstradimit nisi gjykimi i tij në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/elbasan-shtyhet-seanca-atentatorin-ndaj-familjes-capja

Recommended