Ora News -Zagani: Dua të kthehem në Shqipëri, por duhet të largohen bandat dhe krimi nga qeverisja

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Protestës së opozitës i eshte bashkuar edhe ish-oficeri i policisë së Vlorës, Dritan Zagani. Nga Zvicra ku ka fituar azil politik, ai iu drejtua protestuesve përmes një videomesazhi që u hfaq në ledwoll-in e vendosur në podiumin e ngritur para Kryeministrisë.

Ai tha se prej tre vitesh është në arrati së bashku me familjen për shkak të padrejtësisë. Largimin nga Shqipëria e argumentoi me faktin se është kërcënuar.

Zagani: Protesta ime ndaj krimit, çlirimit të drejtësisë nga mafia ka nisur para 20 vitesh kur nisa punë si oficer policie. Prej tre vitesh në mënyrë të pandërprerë jam në arrati.Sakrifica e familjes dhe fëmijëve të mi është ekstreme, jam ndëshkuar nga padrejtësia, nga trafikantë që kishin në dorë ligjet, nga trafikantë droge në policinë e shtetit të lidhur me eprorët e tyre. Unë u bëj thirrje kolegëve të mi në policinë e shtetit, atyre oficerëve të përkushtuar të kenë kyrajo të denoncojnë lidhjet e krimit me policinë, kushdo qofshin ato. Kështu do të jenë mburoja më e mirë, do të jenë misionarë të drejtësisë. Unë jam detyruar të largohem nga Shqipëria prej kërcënimeve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dritan-zagani-ne-protesten-e-opozites-videomesazh-nga-zvicra

Recommended