Ora News - Ruçi: Krimi nuk ka ngjyrë, i gjithë Parlamenti duhet të shkonte në Shkodër

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi gjatë konferencës për shtyp me gazetarë, tha se krimit nuk ka ngjyrë politike dhe kur të "merr përpara" nuk pyet për kë voton. Ai thotë se i gjithë Parlamenti duhet të shkonte në Shkodër për rritjen e ndërgjegjësimit ndaj krimit dhe kriminelëve.

Ruçi: Lidhur me kriminalitetin kam dëgjuar se përdoret shumë në retorikën politike dhe në luftën politike. Si fillim, dua të nënvizoj se ju jeni shumë të rinj dhe mund ta arrini atë ditë, e cila do të jetë dita e lumturisë së madhe për të gjithë njerëzimin, që të kemi një kohë pa krim dhe pa kriminalitet. Kjo është një luftë dhe një betejë që nuk është fituar askund dhe më vjen keq që bëhet kauzë politike.

Pikërisht lufta kundër kriminalitetit duhet të bashkojë faktorët politikë dhe jo t?i ndajë ata, të cilët e luftojnë dhe ata, të cilët e mbrojnë krimin. Për mua krimi nuk ka ngjyrë dhe për mua, kur ai të merr nuk të pyet as për kë voton dhe as kujt subjekti politik i përket, por ai të merr jetën për interesa të veta. Kështu që, në qoftë se thashë se ka plot gjëra që na bashkojnë, një nga ato është lufta kundër krimit.

Unë do të isha shumë i ndjerë dhe shumë i lumtur në qoftë se ai gjest që bëri dje opozita në Shkodër të mos bëhej në mënyrë të njëanshme, por ta merrte iniciativën opozita dhe i gjithë parlamenti shqiptar të shkonte në Shkodër, të gjithë deputetët me mua në krye, në mbështetje të të dëmtuarve dhe në rritjen e opinionit publik ndaj krimit dhe kriminelëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ruci-krimi-nuk-ka-ngjyre-i-gjithe-parlamenti-duhet-te-shkonte-ne-shkoder

Recommended