Ora News - Ftesa e Berishës: Ngrihuni kundër narko-republikës dhe bixhoz-republikës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy ditë para protestës, ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar të gjithë shtresat dhe grupmoshat ti bashkohen opozitës kundër narko-republikës dhe bixhoz-republikës.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha thirrjen kryesore e pati për të rinjtë që sipas tij kanë bërë gjithmonë historinë.

Berisha: 27 janari do të hyjë në historinë e kombit si dita në të cilën shqiptarët e të gjitha moshave dhe bindjeve politike guxuan të ngrihen fuqishëm kundër narko-republikës, bixhoz-republikës së tyre që ndërtoi një klikë unike në Europë dhe botës pas asaj të Koresë së Veriut.

27 janari është një ftesë për gjithë fëmijët e Shqipërisë që kanë tre vakte ushqim në ditë të kujtohen se 10% e bashkëmoshatarëve të tyre në zemër të Tiranës kanë vetëm një vakt në ditë. Bashkohuni me prindërit tuaj me 27 janar të protestoni për bashkëmoshatarët tuaj që ndoshta as fuqi fizike nuk kanë për shkak të urisë. Ju jeni viktimat kryesore të këtij regjimi.

Thirrja është për studentët e Shqipërisë, studentët e nesërm të ngrihen për tarifat që ka përcaktuar Noriega i Shqipërisë. Kjo është politika e dyerve të mbyllura për ju, nuk e meritoni. Thirrja është për sudentët që sot gjobiten për shkak të ndarjes së parave me klientelën private nga Noriega dhe ndrikulla Nikolla. Studentët kanë bërë histori. Ngrihuni. Nesër si vend pune u pret azilli, bixhozi ose droga. Të rinj shqiptar, duhet tu dhimbset Shqipëria. Këta kanë shtuar me 12% lojërat e fatit. Duhet të ngriheni të shembim këtë regjim.

Thirrja është për të varfrit shqiptarë që sot kanë vetëm një prespektivë, largimin.Të mblidhemi me 27 dhe tu japim dermën këtyre noriegëve.

Të përndjekur politikë që në 26 vite keni qenë palca e revolucionit demokratik, ngrihuni sot se ndonëse bastardët e Bllokut po vjedhin dhe ndajnë pasurinë publike pasardhësve të atyre që lanë kockat në Tepelenë, Maliq dhe Spaç nuk u njohin më dëmshpërblimin. Ky që premtoi se do përfundonte dëmshpërblimin brenda dy viteve do të përjashtojë nga ju 13 mijë. Duan tu mohojnë gjakun, mishin, kockën e baballarëve tuaj fisnikë. Bashkohuni me ne ish-pronarë dhe pronarë sepse sot Edvin Kristaq Rama ka përdorur për ju metrin që përdorte Enver Hoxha dhe Spiro Koleka.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/ftesa-e-berishes-ngrihuni-kunder-narko-republikes-dhe-bixhoz-republikes
Recommended