Genc Pollo kunder Berishes (24 Qershor 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Ish nënkryetari i Partisë Demokratike Genc Pollo ka reaguar sot ndaj akuzave të Berishës në drejtim të reformatorëve. Në konferencën e djeshme për shtyp Berisha ka deklaruar se Pollo është mashtrues me pagesë, pasi reformatorët i përdor qeveria ashtu siç i përdori vjet si vullnetarë të thesarit. Të gjitha këto akuza e kanë burimin në paraqitjen e një raporti të EDU-së të cilin kreu i Partisë Demokratike e mohon krejtësisht.
Pollo ka treguar sot se ky raport është mëse i vërtetë dhe i është paraqitur reformatorëve në rrugë zyrtare.
"Nuk merrem me akuza të tilla sepse ata dalin nga shkolla e Ramiz Alisë dhe janë një faqe e kaluar për vendin, por raporti i EDU-së na është dorëzuar zyrtarisht dhe është botuar dhe në mediat shqiptare. Mua më vjen keq që fraksioni i Berishës bie në këtë nivel. Raporti ka qenë kritik ndaj tij, por në vend që të bëhet burrë dhe të thotë që raporti është kritik dhe unë nuk pyes apo raporti është kritik dhe unë do të bëj korigjime, ai futet në "cic-mic" apo "e lagu se lagu" . Po të ecësh me këtë logjikë mund të thuash që mali i Dajtit nuk është pas Tirane apo kulla e sahatit nuk është në qendër të qytetit."/tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended