Ora News - "Rama i mbajti sekret", PD publikon kontratat për inceneratorët e Fierit dhe Tiranës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike denoncoi sërish sot planin e qeverisë për ndërtimin e tre inceneratorëve, duke e cilësuar si një nga aferat më korruptive të Kryeministrit.

Lealba Pelinku, drejtuese e Departamentit Antikorrupsion publikoi kontratat e inceneratorëve të Fierit dhe Tiranës, që sipas saj janë mbajtur të fshehta pasi kanë shkelje të mëdha ligjore.

Pelinku: Ndërtimi i tre fabrikave për djegien e plehrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë është një nga aferat më korruptive të qeverisë së Edi Ramës. Për të mbuluar korrupsionin, qeveria i ka mbajtur të fshehta tre kontratat e inceneratorëve me të cilat Edin Rama dhe Arben Ahmetaj do të zhvasin 178 milion euro duke djegur plehra dhe helmuar ajrin.

Prej tre kontratave, ajo e Fierit dhe Tiranës nuk janë botuar as në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe as në Fletoren Zyrtare duke përbërë kështu një vepër penale. PD ja ka dalë ti gjejë këto kontratat që sot bëhen publike për herë të parë.

Kontratat kanë shkelje të rënda ligjore, ajo e Fierit nuk ka të specifikuar vendin ku do të ndërtohet duke hyrë në histori si kontrata më antiligjore e firmosur ndonjëherë. Kjo kontratë është ndër më korruptivet sepse nuk ka të specifikuar as teknologjinë, as firmën e inceneratorëve".

Në ditët në vazhdim, PD tha se do të shpjegojë me detaje si Edi Rama dhe Arben Ahmetaj u kanë dhënë të drejtë inceneratorëve të djegin mbetje pa i ndarë ato duke shkaktuar ndotje të lartë mjedisore dhe rrezik për shëndetin.

"Prokuroria hesht dhe peshqit e mëdhenj vijojnë të jenë të paprekshëm" tha Pelinku.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/rama-i-mbajti-sekret-pd-publikon-kontratat-inceneratoret-e-fierit-dhe-tiranes

Recommended