Ora News - Çamët protestë, Idrizi: Nga bisedimet Bushati-Kotzias avancon axhenda greke

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën e dytë të kërkimeve për varret e ushtarëve grekë në jug të vendit, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka komentuar sërish negociatat mes dy vendeve.

Sa i përket cështjes së varrezave të ushtarëve grekë, Idrizi tha se edhe të vdekurit nuk janë duke u trajtuar njësoj. Në lidhje me diskutimet e mbajtura në Korçë mes homologëve Bushati-Kotzias kreu i PDIU tha se nga këto bisedime ka avancuar vetëm axhenda greke.

Idrizi: Në asnjë vend ushtarët e rënë në një vend tjetër nuk rrinë në atë vend. Referojuni edhe varrezave të ushtarëve gjermanë në Greqi, ka një përmendore, kanë edhe emrat aty. Mos harrojmë faktin se ata kanë ardhur si pushtues në Shqipëri. Mirë për zotin Kotzias nuk vlejnë të vrarët në Çamëri, por nuk mund ta lejojmë që mos vlejnë për ministrin tonë të jashtëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/idrizi-nga-bisedimet-bushati-kotzias-avancon-axhenda-greke