Report TV - Basha në Vaun e Dejës: Në 27 janar të bashkohemi kundër padrejtësive

  • 6 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri përgjegjëse qeverinë për varfërinë dhe humbjen e shpresës tek shumica e shqiptarëve, të cilët nuk kanë më mundësi për të paguar faturat e shtrenjta dhe taksat e rritura. Në aktivin e Vaut të Dejës Basha tha se 50 biznese mbyllen çdo ditë, 300 mijë shqiptarë ushqehen vetëm 1 herë në ditë, ndërsa 100 mijë të rinj janë larguar nga Shqipëria në 4 vjet.
?Çfarë është kjo gjendje, çfarë është ky vend ku nga çiftet e reja e deri tek pensionistët, i ka kapluar i njejti mjerim ekonomik?! Problemi vjen nga ata që kemi në krye, nga një aleancë hajdutësh dhe kriminelësh, që mendojnë vetëm për veten e tyre. Shqiptarët bëjnë përpara në Europë, sepse në asnjë vend të Europës nuk ka një kryeministër sharlatan dhe të lidhur me kriminelët siç është Edi Rama dhe banda e tij në pushtet?- tha kryetari i Partisë Demokratike.

Në aktivin e Vau të Dejës kreu i opozitës vuri në dukje se protesta e 27 janarit është për të thënë me zë të fortë se shqiptarët nuk pranojnë një qeveri, që nuk e ka fatin të lidhur me fatin e tyre. ?As nuk kanë asnjë ndjeshmëri. Prekin, shihin, ndjejnë që populli është në mjerim, por nuk ua ndjen për popullin. Nuk kanë asnjë ndjeshmëri. Ndaj shpresa e vetme është t?i themi STOP emigrimit, t?i themi STOP dëshpërimit. Të bashkohemi më 27 janar për të marrë fatin tonë në duart tona?-u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike.?

Recommended