Vrasja e Ivanoviç, ende mister - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në veri të Mitrovicës kanë nisur homazhet ne nderim të Oliver Ivanovic, ndërkohë që nesër trupi i liderit serb, i vrarë një ditë më pare në një atentat në Mitrovicë, do të përcillet për në Beograd.



Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet e krimit të rëndë.



Megjithë verifikimet, ende nuk dihet se kush qëndron pas vrasjes që ka vënë në pikëpyetje marrëdhëniet Prishtinë-Beograd.



Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, deklaroi se kanë arritur të zbulojnë vetëm emrin e pronarit të automjetit tip ?Opel Astra? që u gjet i djegur pak minuta pas atentatit.



Ndërkohë, mediat serbe shkruajnë se autorët e krimit ishin duke pritur në rrugë pak para se Ivanoviç të hynte në selinë e partisë së tij rreth orës 08:15.



E gjithë ngjarja kriminale ka ndodhur brenda 3 minutave.



Ivanoviç ka mbërritur në spital rreth orës 08:18 minuta, dhe ndërroi jetë në orën 09:15.



Nga informacionet paraprake është mësuar se autori kryesor i vrasjes ishte i maskuar dhe i veshur me të zeza.



Nga ana tjetër presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka kërkuar përfshirjen e Serbisë në hetime. Ai pritet gjithashtu të zhvillojë një vizitë në veriun e Kosovës në fundjave.

Recommended