Vrasja e Oliver Ivanoviç, policia e arreston tre persona - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Policia e Kosovës ka arrestuar mëngjesin e kësaj të premteje tre persona në Veri të Mitrovicës.Sipas mediave kosovare, 3 prej të ndaluarve dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e liderit serb Oliver Ivanoviç.Personat e arrestuar nga policia kosovare janë Dragisha Markoviq, i cili është efektiv i forcave të policisë, Sasha Çurçiq dhe Milosh Roshiq.Mediat raportojnë gjithashtu se krahas personae të sipërpërmendur është  ndaluar edhe një shtetas I katërt për faktin se i bëri rezistencë policisë gjatë kontrolleve.Lideri serb, Oliver Ivanoviç u vra gjatë janarit të këtij viti.Ai u qëllua me 4 plumba në gjoks, ndërsa hynte në zyrën e partisë së tij në veri të Mitrovicës.