Report TV - Krimi në Vlorë, pamje nga fshati Gjorm dhe lokali ku ndodhi ngjarja e rëndë

  • 6 years ago
VLORE - Mariglen Mema u vra dje nga shoku i tij Artjon Shenaj, në ambientet e një lokali në fshatin Gjorm të Vlorës. Autori i dha fund jetës me armën e krimit pak minuta pas ngjarjes, në shtëpinë e xhaxhait të tij. Dyshohet se autori dhe viktima ishin konfliktuar më herët, por që për Mariglen Memën, siç rrëfejnë dëshmitarët, gjithçka ishte lënë pas shpine gjë që e tregon edhe sjella e tij në ambientet e lokalit kur ka parë të futej Shenaj.

Kamera e Report Tv mbërriti këtë të martë në fshatin e pllakosur nga heshtja ku mesditën e sotme iu dha lamtumira e fundit të dy viktimave. Dëshmitarë të kësaj ngjarje thonë se Mariglen Mema ishte duke konsumuar kafen e mbrëmjes në lokalin e fshatit, kur aty kishte mbërritur edhe shoku i tij, Artjon Shenaj. Viktima e kishte ftuar autorin të ulej në tavolinë me të, por ai kishte refuzuar. "Eja ulu me ne në tavolinë", mësohet t'i është drejtuar Mema vrasësit të tij, ndoshta edhe për të sqaruar konfliktin e tyre.

Por Shenaj kishte një tjetër plan dhe pas këtij momenti largohet nga lokali për t'u rikthyer i armatosur disa minuta më pas. Me të rihyrë në lokal, Artjon Shenaj qëllon plot shtatë herë në drejtim të Mariglen Memës, duke e lënë atë të vdekur në vend.

Recommended