Blendi Klosi: Synojmë turizëm më elitar - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rritja e standardeve ne turizëm dhe ofrimi i alternativave te tjera veç rërës dhe detit, janë sfidat e Ministrisë se Turizmit dhe Mjedisit për këtë vit. Ministri Blendi Klosi pranon se hotelet ne vendin tone nuk janë për një turizëm elitar. Mungesa e kapaciteteve dhe standardeve ndërkombëtare është një nga problematikat e këtij sektori.



Ministri Blendi Klosi tregon për Vizion Plus se me ngritjen e resorteve dhe hoteleve me pese yje, standardet ne turizëm do te ndryshojnë.



Pavarësisht pritshmerive për rritje te turisteve, ministri Klosi thotë se me shume se sa numrat e vizitoreve rendësi kane te ardhurat qe vijnë nga ky sektor e qe vitet e fundit nuk kane shënuar rritje. Blendi Klosi është për një turizëm qe sjell sa me shume te ardhura dhe ky nuk është vetëm bregdeti. Masterplani i Alpeve është një nga projektet qe synon krijimin e një poli te ri turistik jo vetëm për Shqipërinë por për gjithë rajonin.



Buxheti për turizmin këtë vit është me i larte se ai i 2017. Prioritet do te jete shtimi i kapaciteteve turistike, një hoteleri shume me e pastër dhe nxitja e turizmit alternativ.

Recommended