Rama në OBSH: Synojmë mbulim universal shëndetësor - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
 

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishem ne Komitetin Rajonal për Europën te Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i mbledhur në takimin e tij vjetor në Romë. Ne fjalen e tij Rama u ndal tek prioretet e qeverise shqiptare per shendetesine.



EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Për ne, objektivi për mbulimin universal shëndetësor mbetet ylli polar i politikës sonë të shëndetësisë. Deri pak vite më parë, një e pesta e popullatës, ose 600 mijë qytetarë të pasiguruar ishin të përjashtuar nga mbulimi universal shëndetësor. Por jo më. Sot, çdo qytetar shqiptar, i siguruar ose jo, gëzon këtë të drejtë. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka mirëpritur kontrollin e përvitshëm mjekësor bazë, pa pagesë, check up-in, për personat e moshës nga 35 deri në 70 vjeç. E njëjta vlen edhe për vizitat nga mjeku i familjes, një shërbim pa pagesë për çdo person. Programi ynë Pa duhan është vlerësuar gjerësisht nga OBSH-ja, që i konsideron ?përpjekjet tona energjike si themelore në mbrojtjen e shëndetit publik nga epidemia e duhanpirjes?.

 

Kryeministri nenvizoi dhe nje tjeter arritje te qeverise shqiptare, ate te heqjes se TVSH-se prej 10 për qind mbi ilaçet.

Të gjitha këto reforma, sipas Rames, kanë ulur shpenzimet personale për kujdesin shëndetësor nga 57% të totalit në 43% dhe synimi është që deri në fund të mandatit të ulen në nivelin 35%



Prime Minister of Albania @ediramaal about how we can achieve #SDG3 #agenda2030 : "In order to stop being sick, we must get sick and tired of being sick and tired." in his keynote speech at #RC68Rome @WHO_Europe. pic.twitter.com/GyRbOFKJBn

? IFMSA (@ifmsa) September 18, 2018