Report TV - Vdekja e 16-vjeçarit natën e Vitit të Ri në Laç, arrestohen 3 persona

  • 6 years ago
3 të rinj janë arrestuar nga Policia e Lacit pasi kanë qëlluar me kallashnikov natën e ndërrimit të viteve. Alban Lika, Ernis Lika dhe Arbër Lika kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në zonën e Sanxhakut në Laç. Ata ishin duke udhëtuar me një makinë Benz, të cilit i kishin hequr targat dhe kanë qëlluar disa herë me kallashnikov në ajër.
Por pikërisht në zonën e Sanxhakut në Laç, natën e ndërrimit të viteve vdiq edhe 16-vjeçari Klejdi Gjeta. Ai dyshohet se kur po hidhte fishekzjarrë në tarracën e shtëpisë, është goditur nga një plumb qorr.

Burime Policore të Report TV thonë se ende nuk mund të bëjnë lidhjen mes dy ngjarjeve, pasi ende nuk është gjetur arma kallashnikov. Por ka dyshime se njëri nga plumbat që është qëlluar në ajër nga 3 të rinjtë, mund të ketë goditur aksidentalisht edhe 16-vjeçarin Klejdi Gjeta. Për momentin Alban Lika, Ernis Lika dhe Abrër Lika akuzohen vetëm për prishje të qetësisë publike dhe armëmbajtje pa leje. Edhe video e publikuar në rrjetet sociale, nuk dihet nëse u përket 3 të rinjëve nga kurbini, pasi në rrejtet sociale janë publikuar video duke qëlluar me armë zjarri edhe nga Laci edhe nga Shkodra.

Recommended