BOOM - Aktori Laert Vasili: Propozova Rozin disa herë....

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

I ftuari i tretë i emisionit BOOM në edicionin special për vitin e ri është aktori Laert Vasili, i cili theksoi se vitin e ardhshëm, Teatri Kombëtar do të transferohet pranë shkollës "Petro Nini Luarasi". Aktori tregoi me shaka se kishte pasur "fiksim" Rozën, duke qenë komshinj në fëmijëri.

Ai u pyet edhe për çështjet sentimentale, duke mos preferuar të jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë.

Biseda në studio:

Rozi: Ku do të shkojë Teatri?

Vasili: Besoj që vitin e ri do ta hapim tek Hidroenergjetika përballë "Petro Nini Luarasi". Pasi të realizohet rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar, Tiranës do t'i ngelet përsëri ajo sallë.
Rozi: Jemi të sigurt që do të rindërtohet Teatri Kombëtar?

Vasili: Besoj që po.

Rozi: Çdo këtu që erdhe nga Greqia?

Vasili: Unë erdha nga Greqia sepse me Rozin kemi qenë komshinj që 5 vjeç. Sa erdha në Tiranë në kat të tretë, shoh Rozin në katin e katërt.
Rozi: Përveç farës së kosit që shkëmbejnë komshinjtë, tani kërkohet edhe pasuordi i WiFI-së.

Vasili: Që pesë vjeç me Rozin kemi pasur një marrëdhënie "tërhiqe e mos e këput"..

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aktori-laert-vasili-propozova-rozin-disa-here

Recommended