Nëna e Florenc Beqirajt bie pa ndjenja: Djalin ma morën të gjallë dhe ma çuan në gradë të fundit

  • 6 years ago
Dhimbja ka pllakosur familjen e Florenc Beqirit në Shkodër i cili humbi jetën në spitalin e Marsejës në Francë ku qëndroi në gjendje kome një javë. Mes lotëve, nëna e Florenc Beqirit thotë se djalin e saj e ka vrarë policia franceze, ndërsa dyshime ka edhe për të burgosurit, të cilët mendohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 23-vjeçarit.

Laureta Beqiri, nëna e Florencit dhe gjyshja e tij Fife Rexha kërkojnë ndihmën e shtetit shqiptar për të sjellë trupin e pajetë në atdhe. "I bëjmë thirrje shtetit të na ndihmojë, nuk kemi mundësi ekonomike për të sjellë trupin. Ka qenë rreth një muaj në burg. Hera e fundit kur kam folur me djalin ka qenë data 8 dhjetor. Me pas kemi folur me një polic të burgut i cili na ka thënë se Florenci është dhunuar në burg dhe është dërguar në spital", rrëfen Laureta, ndërsa nga dhimbja e madhe ka pësuar gjendje të fikti.

Recommended