Ora News- Ora News sjell dëshminë e nënës së Florenc Beqirit: Djalin ma vranë, shteti të ma kthejë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Familja e të ndjerit Florenc Beqiri nga Shkodra i bën apel shtetit që t'i sjellë trupin e pajetë të të dashurit të tyre për t'i kryer homazhet e fundit.

Familja Beqiri ka hapur dyert e mortit në lagjen "Liria" të qytetit verior.

Mes varfërisë dhe dhimbjes, nëna ka humbur ndjenjat, ndërsa akuzon se djalin ia kanë vrarë.

Laureta Beqiri thotë se i biri shkoi për një jetë më të mirë në Francë, ndërsa kërkon që të gjenden fajtorët.

Familja: Ne nuk kemi lekë ta sjellim. I bëjmë thirrje presidentit dhe qeverisë të na sjell djalin. Na e vranë policia - te burgosurit dhe spitali ne bashkëpunim mes tyre.

Florenci djali i vetëm i familjes, vëlla i tre motrave, ndërsa komunikimi i fundit i familjes me djalin e tyre ishte në datën 8 dhjetor.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/familja-beqiri-apel-shtetit-sjelljen-e-trupit-te-florencit-na-e-vrane
Recommended