"Ju flet Moska": Pikëpyetjet e votës shqiptare për Jeruzalemin në OKB

  • 6 years ago
Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj analizoi mbrëmjen e sotme pikëpyetjet e votës shqiptare për Jeruzalemin në OKB.

Për Myftaraj, të gjitha arsyet përmes të cilave qeveria shqiptare e justifikoi votimin e saj radikal bien. Më e pakta që mund të bënte, thotë Myftaraj, ishte të abstenonte ose të mos merrte pjesë në votim.

Fakti që edhe kreu i shtetit Meta u distancua nga ky qëndrim, Myftaraj thotë se votimi ishte qëndrim personal i Ramës.

Por nëse votimi për rezolutën kundër qëndrimit të SHBA për Jeruzalemin nuk zhbëhet, Myftaraj thotë se Shqipëria duhet të korrigjojë gabimin duke njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, rrjedhimisht më pas të zhvendosë dhe Ambasadën në Jeruzalem.

Myftaraj: Votimi i djeshëm i Shqipërisë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara pro një rezolute që dënonte njohjen nga SHBA të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit ka marrë sot një drejtim interesant si ngjarje për shkak se kryetari i shtetit, presidenti i republikës Ilir Meta është shprehur publikisht, madje e ka gjetur të arsyeshme ti adresojë dhe një letër Presidentit të SHBA, Trump, ku thotë se ai nuk është konsultuar për qëndrimin që do të mbante Shqipëria në këtë mbledhje, dhe se dënon këtë qëndrim, e quan të papranueshëm, si një qëndrim antiamerikan, kundër aleatit më të madh dhe të rëndësishëm strategjik të Shqipërisë. Në këto rrethana mbetet që vendimmarja e djeshme e Shqipërisë në OKB, ka qenë një qëndrim personal i Ramës.

Të gjitha arsyetimet që janë bërë nga apologjetët pranë Kryeministrit për ta justifikuar këtë qëndrim, janë lehtësisht të rrëzueshme. Ajo që njihet tashmë si rezoluta ES10L22 e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që edhe formulimin e ka shumë arrogant, e deklaron nul statusin e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. U tha se 128 vende votuan pro kësaj rezolute dhe vetëm 9 ishin kundër. Por e vërteta është se 35 shtete abstenuan dhe 21 shtete të tjera nuk morën pjesë në votim nga 193 shtete anëtare të OKB. Të gjithë argumentte që janë thënë këtu për të mbrojtur qëndrimin e Shqipërisë bien.
Per me shume lexoni ne: http://www.oranews.tv/article/pse-bien-justifikimet-voten-ne-okb-dhe-si-mund-ta-korrigjoje-shqiperia

Recommended