Report TV - Elbasan, skamja nënshtron 7 anëtarët e familjes Hyka

  • 6 years ago
Familja Hyka nga fshati Godolesh i Elbasanit çdo ditë ngrihet duke falënderuar zotin për një ditë shtesë. Ata zgjohem me fjalën se kaloi edhe një natë. Nga çatia e shtëpisë ende pikon gjerba e shiut që pushoi vetëm në të gdhirë. Jashtë bën ftohtë, është acar.

7 pjesëtarët e familjes Hyka në fshatin Godolesh në Elbasan po nisin ditën e tyre të zymtë. Jeta është sjellë e pamëshirshme me ata, i ka vrarë. Fshati ndodhet vetëm 5 km larg qytetit. Edhe atje ka të varfër. Por një mjerim të tillë si kjo familje askush nuk e ka parë.

E gjithë ekzistenca e tyre është thjesht vetëm fat. Banesa është gjysmë e shembur dhe çatia e improvizuar nga e keqja gjysmën i ka rrasa e pjesën tjetër tjegulla. Një përpjekje për të mbuluar, shiun, borën, breshërin apo edhe zhegun në vapë. Brenda skamja nuk ka rrëfim. Të dridh mendimi se si njeriu mund të jetojë në këto kushte.

Më i moçmi, plaku Xhaferr Hyka është 85 vjeç. Tashmë fuqitë e kanë lënë. Ai është fjalë pakë. Tregon se bashkë me gruan marrin 50 mijë lekë të vjetra pension.

?50 mijë lek marrë skam gjë tjetër më, unë jam 85 vjeç gruaja nuk punon fare. Jemi në gjendje të dobët fare nuk ka kusht të na ndihmojë fare?, shprehet Xhaferr Hyka.

Recommended