Report TV - Reshjet e borës dhe acari pushtojnë vendin

  • 6 years ago
Ulja e temperaturave ka bërë që në shumë qarqe të vendit të ketë edhe reshje dëbore. Qarkun i Kukësit aktualisht vazhdon të jetë i përfshirë me temperatura të ulëta e reshje dëbore me intensitet të dobët në zonat malore. Në zonën e Llogarasë për disa orë është bllokuar qarkullimi. Ndërsa në Dibër disa fshatra në Lurë janë të bllokuar.

?Reshjet e dëborës që nisën mbrëmjen e së hënës kanë vijuar për gjatë gjithë natës, ndërkohë që në orët e vona të natës u pezullua qarkullimi në aksin e Llogarasë për shkak të ngricave. Sot në orët e para të mëngjesit të së martës për shkak të punës nga borëpastrueset apo dhe hedhja e kripës dhe e skorieve ka bërë që rruga të jetë e qarkullueshme për automjetet?, sqaron gazetari lokal i Report Tv.
Bora që ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme në zonën e Llogorasë ka sjellë dhe problemet e para në këtë aks rrugor. Prej më shumë se dy orë rruga që të çon për Himarë ka qenë e bllokuar për shkak të ngricave . Bora që ka rënë dhe moti I ftohtë nën zero ka bërë që ngrijë dhe të sjellë probleme për përdoruesit e rrugës. Vetëm sot paradite është bërë e mundur hapja e këtij aski rrugor , ku punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve kanë hedhur krip, po ashtu dhe borëpastrueset kanë punuar gjatë natës. Automjetet e shumta kanë pritur hapjen e rrugës duke qëndruar prej disa orësh në rrugë .

Recommended