Report TV - Reshjet e borës, zbardhet qyteti i Dibrës, ja si lëvizin makinat dhe qytetarët

  • 6 years ago
Reshje të dendura dëbore në Dibër dhe Bulqizë, gjatë gjithë natës. Situata vazhdon të jetë e njëjtë me reshje intensive. Trashësia në qytetin e Peshkopisë kalon mbi 25 centimetra, ndërsa në zonat e thella shkon deri në 50 centimetra.

Të izoluara janë njësia Lurë, dhe pjesërisht fshatrat e njësive Selishtë, Kala e Dodës dhe Sllovë. Rrugët nacionale janë të kalueshme me zinxhirë. Disa prej rrugëve rurale janë problematike, pasi bashkia nuk ka mjete për t?i pastruar. Në qytetin e Bulqizës, trashësia shkon në 40 centimetra, ndërsa në zonat me lartësi arrin 50-70 centimetra.

Rruga nacionale Peshkopi ? Qafë Bualli ? Tiranë është e kalueshme me zinxhirë. Aksi Ura e Çerenecit ?Librazhd kalohet me zinxhirë deri në Klenjë dhe më pas është e bllokuar. Qafa e Buallit-Kraste kalohet me zinxhirë.

Recommended