Report TV - Saimir Tahiri te Krimet e Rënda në shoqërinë e avokatit i tij Maks Haxhia

  • 6 years ago
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda pak minuta më parë.
Deputeti i PS do njihet me vendimin e kësaj gjykate për bllokimin e pasaportës dhe ndalimin e lëvizjes jashtë vendit. Vendimi i gjykatës erdhi pas daljes së përgjimeve të reja nga prokuroria italiane, të cilat shtojnë dyshimet e organit të akuzës për lidhje të ish-ministrit me grupin e trafikut të kanabisit të kryesuar nga Habilajt.

Tahiri është parë i qeshur teksa i drejtohen Gjykatës ku e priste gjyqtarja e Krimeve Liljana Baku, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia. Në këtë seancë merr pjesë edhe prokurori i Krimeve të Rënda, Gentjan Osmani.

Recommended