Ora News – Begaj:Dëmtimi në shpinë më ndali hovin, medalja e gjithë shqiptarëve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një pritje të ftohtë dhe pa shumë entuziasëm është pritur pëshëngritësja Romela Begaj, e cila pak ditë më parë u shpall kampione e botës në stilin e shkëputjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në prononcimin e dhënë për mediat menjëherë pas daljes nga aeroporti ?Nënë Teresa? , Begaj ka folur për kënaqësinë që i dha medalja, dëmtimin në shpinë dhe për organizimin që u bë për ta pritur atë.

?Shumë mirë, një paraqitje dinjitoze, dhe për shumë pak ikën dhe shumë medalje te tjera.Sportisti gjithmon sulmon më të mirën dhe pritshmëria ime ka qenë përherë të jem në podiumet Europiane dhe Botërore se kam 1 vit që po stervitem për këtë garë. Këtë atmosferë nuk e prisja por nuk ka aspak rëndësi dalja për të më pritur mua, rëndësi ka që unë bëj atë që dua, duke u shpërblyer dhe me medalje.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/begajbegajdemtimi-ne-shpine-me-ndali-hovin-medaljen-e-arrita-me-djerse

Recommended