Ora News - Mesazhi i Berishës për të rinjtë: Guxoni! Ngrihuni dhe hidheni në Lanë këtë qeveri

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka kujtuar 8 dhjetorin e vitit 1990. Në një aktivitet të zhvilluar në Qytetin Studenti, Berisha i bëri thirrje të rinjve që të ngrihen për të rrëzuar qeverinë Rama.

"Zgjidhja është guximi dhe trimëria juaj. Vetëm kjo sallë do mjaftonte për ta hedhur në Lanë këtë qeveri", tha Berisha.

Berisha: U ndala në këto shembuj për të kujtuar guximin e atyre djemëve dhe vajzave të udhëhequr nga Azem Hajdari që u ngritën natën e 8 dhjetorit, dolën në shesh, u përleshën me diktaturën. I goditi pabesisht ai që i priti, të nesërmen nuk u strukën, nuk u shpërndanë në shtëpitë e tyre. Të nesërmen u mblodhën përsëri në atë shesh dhe u nisën për të pushtuar bulevardin e Tiranës. Sot kanë kaluar 27 vjet dhe përsëri kjo datë e bekuar ka një mesazh të madh. Mesazhi i madh i saj është guximi. Fitojnë ata që guxojnë. Asnjë nuk besonte përveç studnetëve në fitoren e tyre. Nuk besonin se do gjunjëzonin diktaturën, tanket, blindat me të cilin ishin rrethuar. Por ata besonin, ishin tirma, u mblodhën dhe i dhanë goditjen tjetër diktaturës.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/berisha-kujton-8-dhejtorin-1990-ngrihuni-dhe-hidheni-kete-qeveri

Recommended